Friday, March 29, 2024

Kupa e Shqipërisë-Përcaktohen çiftet çerekfinaliste, surpriza është Flamurtari i kategorisë së dytë që eleminon Kastriotin e Superiores

Lexo

Ndeshjet kthimit të Turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë të luajtura pasditen e së mërkurës përcaktuan skuadrat e kualifikuara në Turin e Tretë.  Nga tetë çiftet e këtij turi, vetëm njëri prej tyre, ai i derbit, Tirana-Dinamo, takim ky që do të luhet të enjten, nuk e ka përcaktuar ekipin kualifikues.

Në Grupin A, me dy fitoret radhazi, 1-0 ndeshjen e parë dhe 2-0, ndeshjen e dytë, Partizani kalon në turin e tretë ku do të ndeshet me fituesin e çiftit, Tirana-Dinamo.

Kalon në turin e tretë çerekfinal edhe Skënderbeu, duke eleminuar Bylisin, me barazimin 1-1 të ndeshjes së parë dhe 2-1 të ndeshjes së dytë luajtur ditën e sotme.

Me dy fitore ndaj Korabit, 1-0 dhe 2-0, kalon në çerekfinale edhe Teuta e Durrësit.

Ndërkohë, në Grupin B, surpriza më e këndshme është kualifikimi në çerekfinale i skuadrës vlonjate, Flamurtari. Skuadra që luan në kategorinë e dytë, në gjirin e së cilës ka edhe disa shkodranë, ka sfiduar ekipin krutan të Superiores, Kastriotin e Krujës. Pas barazimit 0-0 të ndeshjes së parë, barazim edhe sot në kohën e rregullt, ndërkohë që në gjuajtjet e penalltive, vlonjatët tregohen më të saktë duke fituar 2-4.

Nga Kupa largohet edhe Kukësi simpatik i Kampionatit, teksa pasi është mundur nga Egnatia 3-1 në ndeshjen e parë, fiton 1-0 të dytën, por pa mundur të kualifikohet.

Me një barazim 1-1 të ndeshjes së sotme, por me fitore minimale të ndeshjes së parë, Laçi eleminon Tomorrin dhe shkon në turin çerekfinal.

Skuadra që e kaloi më hehtë se të gjithë turin e dytë është Vllaznia, e cila dominoi tërësisht nga Pogradecit, duke e mundur dy herë, 0-2 ndeshjen e parë dhe 6-1 ditën e sotme në ndeshjen e dytë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img