Tuesday, December 2, 2025

(Video) Kuqeblutë, test brenda vedit. Vllaznia A mund Vllazninë B, 4-2. Tekniku Martini i jep minuta formacionit të dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia A-Vllaznia B 4-2 (Shënues: Tafili, Mensah, Beqiraj, Mustafa Lo, /Fusha, Bikja)

Vllaznia: Bunjaj, Brahimi, Hajdari, Pusi, Hakaj, Delaj, Tafili, Qato, Murataj, Mert, Mensah(U aktivizuan: Ara, Kubazi, Tom Saettel, Alione Lo, Mustafa Lo). Trajner: Edi Martini

Vllanzia B: Jukaj, Izuku, Temja, Paul Achema, Cani, Papaj, Daija, Francis, Agraja, Çifass, Halili(U aktivizuan: Mustafa, Fusha, Bikja, Kashari, Zymeri, Hoxha, Kakini, Kola, Livinstone, Hagrepi, Plangaj. Trajner: Brikeno Bizi

Një miqësore brenda familjes kuqeblu ka qënë përballja në mes Vllaznisë A dhe Vllaznisë B, takim ky i luajtur pasditen e së mërkurës në fushën sportive të Golemit. Për teknikun Edi Martini, kjo miqësore është e para pas kthimit nga Islanda, ku pas humbjes 4-2 me Vikingur, mbylli aventuren europiane.

Kuqeblutë e Vllaznisë A, janë prezantuar me formacionin e dytë, ndërkohë që paralelisht me ndeshjen në fjalë, në aneksin e kompleksit sportiv të Golemit, titullarët e formacionit të pare, kanë zhvilluar një seancë stërvitore më vete.

Miqësoren në fjalë e kishte vlerësuar edhe numri një i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili e ndoqi prej së afërmi të gjithë ndeshjen nën shoqërinë e drejorit sportiv Vioresin Sinani.

Bunjaj, Brahimi, Hajdari, Pusi, Hakaj, Delaj, Tafili, Qato, Murataj,  Mensah, e nisen nga minuta e parë për Vllazinë A, ndërkohë që trajneri Edi Martini aktivizoi në pjesën e dytë edhe Aren, Kubazin, Tom Saettel, Alione Lo, Mustafa Lo.

Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë B, Brikeno Bizi, me mirëkuptimin e stafit kuqblu, kishte në portë portjerin e Vllaznisë së madhe Aron Jukaj, gjë që aplikohet shpesh për ta ballaquar portjerin me sulmin më të mirë. Pjesa tjetër e formacionit, përbëhej me: Izuku, Temja, Paul Achema, Cani, Papaj, Daija, Francis, Agraja, Çifass, Halili, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizuan: Mustafa, Fusha, Bikja, Kashari, Zymeri, Hoxha, Kakini, Kola, Livinstone, Hagrepi, Plangaj.

E gjithë ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4 me 2 në favor të Vllaznisë A, ku më shumë sesa rezultati, miqësorja në fjalë i ka shërbyer të dy skuadrave për të testuar lojtarët që kanë në dispozicion.

Miqësorja e radhës për ekipin e Vllaznisë është planifikuar të luhet pasditen e së shtunës në transfertë me ekipin e Laçit, ndërkohë që fundjavën e ardhshme, pritet edhe një tjetër miqësore, këtë radhë në Shkodër, e cila do të jetë e fundit përpara startit të Superiores,  ku që në javën e pare, kalendari ka afruar një kryesfidë si ajo Vllaznia-Egnatia, duke rikthyer edhe një herë emocionet e Final 4 të edicionit të kaluar, ku rrogozhinasit sfiduan kuqeblutë duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia A-Vllaznia B, zhvilluar në kompleksin sportiv “Hasaj” në Golem të Shkodrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img