Friday, April 19, 2024

(Video)Tërbuni rikthehet në kategorinë e parë. Pukjanët sfidojnë vlonjatët me penallti 5 me 4, flasin protagonistët portjeri Demi, kapiteni Metani dhe trajneri Dalipaj

Lexo

Futbolli pukjan është rikthyer aty ku e ka vendin. Një dënim i padrejtë sipas drejtuesve të klubit të Tërbunit e zbriti skuadrën e tyre sezonin e mëparshëm një kategori më poshtë, nga e para në të dytën. Por, pukjanët nuk u dorëzuan asnjë herë dhe pas një kampionati jo pak të vështirë, në fund triumfuan duke u rikthyer përsëri në të parën. Këtë të drejtë ato e fituan pasi luajtën në fazën Play-Off me Flamurtarin e traditave futbollistike, ku pas barazimit në kohën e rregullt, në gjuajtjen e penalltive, Tërbuni doli fitues me rezultatin 5 me 4. Fitore kjo kjo që i rikthen pukjanët në kategorinë e parë, me oreks dhe objektiva për të shkuar edhe më tej drejt Superiores ku edhe kanë luajtur jo shumë larg. Ndërkohë, që vlonjatët pas humbjes me Tërbunin zbresin në kategorinë e dytë.

Shijoni gjuajtjet e penalltive dhe në vijim prononcimet e protagonistëve të skuadrës pukjane, portieri Elson Demi, kapiteni Migel Metani dhe trajneri Edmond  Dalipaj përcjellin emocionet e tyre për mediat.

Gani Pemaj-Korespondent i Veriu Sport në Pukë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img