“Abisnet Superiore” ka hyrë në fazat më të nxehta të saj, ku tashmë çdo pikë do të vlejë shumëfish.
Ndeshjet e para të fazës së tretë të kampionatit do të luhen mesjavën e ardhshme.
Saktësisht java e 19-të e kampionatit do të zhvillohet e ndarë në dy ditë të mërkurën dhe të enjten,ku në program janë pesë duele mjaft të luftuara.
Bylis-Tirana do të ngrej siparin e kësaj jave,me sfidën që do të luhet në Ballsh dhe që do të startoj në orën 13:30.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe në Elbasan.
Në Elbasan do të zhvillohet ndeshja Elbasani-Flamurtari,ndërsa në Shkodër do të luhet ndeshja Vllaznia-Egnatia.
Nga krahu tjetër për ditën e enjte janë rezervuar dy sfidat e tjera.
Duke nisur që nga ora 13:30 do të përballen Partizani-Vora,teksa në orën 17:00 të gjithë do të jenë sy e veshë në Durrës aty ku do të luhet takimi Teuta-Dinamo.
Të mërkurën
Bylis-Tirana(13:30)
Elbasani-Flamurtari(17:00)
Vllaznia-Egnatia(17:00)
Të enjten
Partizani-Vora(13:30)
Teuta-Dinamo(17:00)
Fatos LAMAJ



