Vitet kalojnë njëri pas tjetrit, dhe ky janar i vitit 2025 shënon plot 11 vite pa Zamir Shpuzën. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, Partizanit, Kombëtares së Shqipërisë, Buduçnostit të Podgorices, i disa skuadrave në kampionatin e Gjermanisë, etj, ndërroi jetë krejt papritur në një moshë fare të re, 46 vjeçare.
Momentet e atëhershme të 11-viteve më parë, kur Tuto, siç e therrisnin shokët e tij të afërt dhe komuniteti, kaloi çaste kritike në një nga spitalet e Gjermanisë, i kujtojnë edhe sot shokët dhe kolegët më të afërt të futbollit dhe jashtë tij, si Çlirim Basha, Agron Lika, Uliks Kotrri, Ermir Bilali, Xhemail Alibali, Ardian Bushati, vëllezërit Gruda, etj, me të cilët ai ndau për vite të tëra jeten e përditshme në Gjermani.
Megjithë përpjekjet maksimale të personelit spitalor, por edhe kujdesit dhe mbështetetjes së miqve të tij, Toto nuk ia doli. Ai u largua nga kjo botë fizikisht, por prapa la kujtime të shumta, sidomos për karrieren sportive, ku përpos futbollit të luajtur, spikati edhe si trajner dhe menaxher futbolli.
Mbiemri Shpuza në sportin shkodran dhe më gjërë vazhdon të jetë në vemendje falë vëllait të tij, Luan Shpuzës, i cili edhe ai, ashtu si i vëllai i tij, pas futbollit të luajtur aktivizohet me sukses në fushën e menaxherit të futbollit, ndërkohë që nipi Albi, vazhdon të luajë me sukses në Kosovë.
Në këtë 11-vjetor të ndarjes nga jeta, Portali Veriu Sport, e kujton me respekt dhe konsideratë figurën e Zamir Shpuzës, jo vetëm në prizmin sportiv, por edhe si një njeri korekt, i dashur, gazmor dhe respektues për të gjithë ato që e njohën nga afër.