Komisioni i Disiplines ka reaguar me dorë të rëndë ndaj trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu pas veprimit jo etik të këtij të fundit në përfundim të ndeshjes kundër Skënderbeut. Tekniku i krutanëve goditi me shkelm mbrojtësin e korçarëve, Vitija, dhe ky episod nuk është toleruar aspak. Plotë 12 ndeshje pezullim nga aktiviteti për 57 vjeçarin, situatë që mund ta detyrojë presidencën e klubit të kërkojë trajner tjetër.
Në vendimet e tjera, lojtarë e trajnerë të kategorive inferiore në vend pezullohen me nga 2 deri në 8 ndeshje për shkelje të të njejtave nene të rregullores, goditje e kundërshtarit, sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gramshi, Luzi, Bulqiza etj janë disa prej ekipeve që penalizohen, pa përmendur këtu penalitetet në futbollin e të rinjve që janë të zakonshme.
Vendimet e Komisionit tw Disiplinws
Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Gramshi, Aurel Fejzo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i F.C Bulqiza, Flogert Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Gramshi, Luan Metani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Luzi 2008, Luan Lusha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Luzi 2008, Gëzim Bushi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Shënkolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SHS Përmeti, Xhulio Sanxhaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaveria, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KS Korabi U-17, Riseld Reci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Erzeni U-17, Oresti Bezhi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Femrave, midis Lushnja – Femra dhe Apolonia – Femra.
Lojtari i FC Besa U-17, Skerdi Puqja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Besa U-19, Klaus Dedej, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së KF Vllaznia U-15, në lidhje me lojtarin Erigestino Pepnikaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.