Falë dy golave të Dejvi Bregut, Dinamo ka marrë tre pikë me shumë vlerë përballë skuadrës së Laçit. Skuadra e Ilir Dajës ka gjetur fitoren e parë në “Abissnet Superiore” pas plot katër barazimesh.
Dinamovitët e nisën me marshin e pestë takimin, teksa realizuan me një gol mjaft të bukur të Dejvi Bregut. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, ndërsa fraksioni i dytë ishte mjaft interesant.
Dinamo fiton penallti në minutën e 66-të, pas një kontakti Lima-Nani. Nga pika e bardhë nuk fali Bregu, i cili kompletoi dopietën. Shumë pak për të thënë për kurbinasit, në një ndeshje, jo shumë pozitive për ta.
Dinamo renditet në vendin e dytë, Laçi në vendin e pestë.