Pas ndeshjes Erzeni-Vllaznia e cila u mbyll me rezultatin 1-0 për shijakasit, jemi me trajnerin Mirel Josa. Profesor një fillim jo i mirë për skuadrën kuqeblu.
Jemi të mërzitur, por problemi nuk është tek mërzitja, por si do ta rikuprerojmë qoftë mendërisht dhe nga ana tjetër e mënyrës së lojës. Përveç gabimeve inviduale që patëm kur kishim topin në zotërim, nuk ishim shumë të freskët për sa i përket fitimit të zonave të kundërshtarit ose të egos që duhet të kishim ne për të fituar lojën. Nga momenti që pësuam golin, lujatëm shumë ngadalë dhe kjo bëri që skuadra e Erzenit të organizohej në mbrojtje.
Sa ndikon kjo humbje që në javën e parë të kampionatit?
E kam thënë edhe përpara ndeshjes që sa më pak probleme të njxerrim në një ndeshje, aq më të qetë do ta ndërtojmë ndeshjen e radhës. Duhet të kemi parasysh që në ndeshjet e tjera edhe kundërshtarët të na shohim ne dhe në t’i shohim kundërshtarët që mund të përmirësohen. Duhet të shohim problemet dhe tani doli dhe një problem edhe më i madh.
Mund ta quani si një nënvlerësim?
Jo, nuk mund t’i them nënvlerësim, por e shoh më shumë tek aftësia qe kemi ne si skuadër dhe individ për të nxjerrë lojën aty ku duam ne.
Sot i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit Niko Dovana ishte edhe trajneri i Kukësit, Skënder Gega i cili e ndoqi nga afër këtë ndeshje dhe javën e ardhshme ballafaqoheni me Kukësin e Gegës.
Unë vazhdoj akoma tek ballafaqimi me Erzenin. Kështuqë duhet të mbarojmë njëherë këtë ballafaqim. Trajneri i Kukësit ka qenë sepse ka shikuar ndeshjen i qetë pas ndeshjes që ka luajtur vetë dje. Normalisht po të isha dhe unë në vend të tij do të vija të shikoja ndeshjen me të cilin do të luaj ose do ta ndiqja me një mënyrë tjetër. Problemi është që çfarë duhet të bëjmë ne për të përmirësuar lojën tonë sepse për mendimin tim sot nuk kemi luajtur si skuadër.
Faleminderit!