Saturday, June 21, 2025

Kastrioti mund Bylisin në shtëpi

Lexo

Kastrioti-Bylis është sfida që ka nisur javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Kastrioti ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme kundër Bylisit, pasi ka fituar me rezultatin 3-0 në shtëpi. Ekipi krutan ka bërë gjithçka mirë duke mos diskutuar në asnjë moment triumfin. Vendasit fituan tre vende në renditje.

Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Morbeck, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36’ dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Ndërsa Selmani do të dyfishonte rezultatin për krutanët në minutën e 56’. Sfida vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 81’, moment kur Morbeck shënoi golin e tretë për vendasit dhe golin e dytë personal dhe njëkohësisht vulosi gjithçka.

Pas kësaj jave Kastriotika fituan tre vende në renditje i cili ngjitet në vend të 5-të me 13 pikë, ndërsa Bylisi bie në vend të 8-të me 11 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img