Për arbitrin e ndeshjes, sfida Egnatia-Dinamo, e vlefshme për javën e 25-të të Abissnet Superiore, Enea Jorgji kishte një vlerë të veçantë, sepse kjo ishte ndeshja e 300-të në karrierën e tij si arbitër futbollit. Një karriere shumë e pasur për arbitriun e kolegjumit të Elbasanit, me 16 vjet në Superiore, plus shumë ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është shpallur edhe Arbitri më i mirë në Shqipëri.
Ndaj, para nisjes së sfidës, Shoqata e Arbitrave të Futbollit Shqiptar, me Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, si dhe antarët e kryesisë, Bujar Pregja dhe Kridens Meta i kanë dhuruar një fanellë simbolike të personalizuar me shifrën 300-të.
“Shoqata përgëzon anëtarin e saj, Enea Jorgji, për arritjen e një momenti të veçantë në karrierën e tij – zhvillimin e ndeshjes së 300-të.
Me këtë rast, Presidenti i Shoqatës, z. Tahir Kastrati, i dorëzoi Jorgjit fanellën simbolike të këtij jubileu, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Është gjithmonë kënaqësi të vlerësohen anëtarët tanë në momente të tilla të rëndësishme.
Urime Enea dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd profesional!”, shkruhet në njoftimin e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit.”, citohet në postimin e bërë nga vetë shoqata e arbitarave shqiptarë të futbollit.
Fatos LAMAJ


