Si sot, 34 vite më parë, 22 shkurt 1991, u botua shkrimi im i parë në gazetën “Sporti Popullor”… Ishte fillimi i një rruge të gjatë, që vazhdon dhe do të vazhdojë… I jam përjetë mirënjohës gazetarit Besnik Dizdari (kryeredaktori i gazetës në atë kohë) që besoi tek unë dhe për mundësinë e dhënë! Jam njeriu më i pasur në botë. Pasuria ime e vetme janë familja ime dhe liria e të menduarit. Them atë që mendoj dhe, kur e mendoj. Nuk i përkas, nuk i kam përkitur dhe nuk do t’i përkas kurrë asnjë klani. Jam dhe do të jem gazetar i lirë…deri në vdekje!
Foto 1 Me Besnik Dizdarin.
Foto 2 “Sporti Popullor”, 22 shkurt 1991 (faqe 1).
Foto 3 “Sporti Popullor”, 22 shkurt 1991 (faqe 4).