Wednesday, November 27, 2024

4 futbollistë të KF Shkodra në formacionin e parë të Bylis U21 përballë Vllaznisë U21

Lexo

Klubi Futbollit Shkodra është një fidanishte, nga gjiri të cilit kanë dale dhe vazhdojnë të dalin shumë lojtar cilësor. Nuk mund të quhet rastësi  kur  pranë kësaj Akademie çdo vit dëgjojmë që lojtarët e saj po furnizojne ekipet e Superliges Shqiptare, por edhe të kategorive të para dhe të dyta, pa lënë mënjanë edhe ekipet kombëtare.

Rasti më i fundit është ndeshja e luajtur të mërkurën në fushën sportive “Reshit Rusi” kur në formacionin e ekipit ballshiot, Bylis spikatnin 4 futbollistë “made in Shkodra”.

Bëhet fjalë për Marçelino Preka datëlindja 2003, i cili ka qënë pjesë e KF Shkodra  gjatë periudhës 2016-2020 (4) vite,  Joald Ivziku datëlindja 2001- pjesë   KF Shkodra 2012-2020 (8) vite, Eridon Qardaku datëlindja 2000, pjesë e KF Shkodra  2011-2014 (3) vite, Aleksandër  Trumçi, datëlindja 2000, pjesë e KF Shkodra në vitet  2014-2020 (6) vite.

“Për klubin tonë, K.F.Shkodra, është kënaqësi që puna disa vjeçare shpërblehet duke i shikuar futbollistët tanë në nivele të larta dhe shembujt e tillë të pasqyrohen me punë tek lojtarët e tjerë. Besimi në vetvete dhe dashuria për skuadren, disiplinën sportive, do të japë rezultate. Ma mirë nuk ka ku shkon, ku një Klub privat si KF Shkodra, pa mbështetje financiare arrin rezultate dhe shpreson në të një të ardhme edhe më të mirë”, pohon për Veriu Sport, trajneri Rudi Piraniqi, djali dhe krahu i djathtë i kryetrajnerit dhe themeluesit të KF Shkodra, Taip Piraniqi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img