Sunday, September 22, 2024

Ish futbollisti dhe ish trajneri shkodran, Selami Pepaj, ndjek Shqipërinë në “Uembli”, por është i zhgënjyer nga kuqezinjtë(Angli-Shqipëri 5:0)

Lexo

Angli-Shqipëri, sfida që u luajt mbrëmjen e së premtes në “Uembli” dhe që u fitua nga anglezët me rezezultatin e thellë, kishte kohë që pritej me shumë interes nga tifozëria kuqezi për të shijuar në shkallët e stadiumit.

Kjo sfidë, veçanarisht ishte e mirëpritur për ato shqiptarë që janë aktualisht me banim në Britaninë e Madhe. Dhe, numri i tyre, që nuk është i vogël, ka mes tyre edhe një pjesë të konsiderueshme nga komuniteti shkodran.

Dy prej tyre, që e ndoqën live përballjen Angli-Shqipëri, janë edhe Selami dhe Ergys Pepaj, babë dhe djalë, të cilët janë pjesë e komunitetit të futbollit. Selamia, ish futbollist me Vllazninë dhe Veleçikun, por më pas edhe trajner i futbollit të femrave, kampionë me Vllazninë. Ndërkohë, që djali i tij, Ergysi, pjesë e skuadrës së futbollit londinez, Potters Bar FC, i cili realisht po ecen mjaft mirë duke qënë titular dhe golashënues për ekipin e tij.

Ashtu si edhe shumë bashkëatdhetarë, por edhe bashkëqytetarë të tyre, ato kanë dalë të zhgënjyer nga stadium, pasi kuqezinjtë e tyre shfaqën shumë dobësi në këtë ndeshje.

I pyetur nga Veriu Sport, për një analizë të shkurtër në cilësinë e  një trajneri futbolli, thotë:”Me dëshirën më të madhe ishim në stadium për të mbështetur Shqipërinë tonë, ndeshje të cilën kishim ditë të tëra që e prisnim. Por, për hirë të së vertetes, dolëm shumë të pakënaqur nga stadium. Çfar të them për ndeshjen, një dominim total i Anglezve në të gjitha aspektet. Mendoj se këtu shifet qartë diferenca në përgatitjen atletike ashtu dhe fizike. Gjithashtu, dhe në kontrollin e topit, ku freskia e anglezve ishte e qart. Ne kishim shumë problem, dhe problemi krysor është  se ne dalim në fushë dhe mendojnë si prefesionistë, por paraqitja e tanve është amator. Duke mos pasur besim asnjëherë në qarkullimin e topit”, thotë nga Londra, ish futbolliti dhe ish trajneri shkodran, Selami Pepaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img