Friday, November 22, 2024

Futboll Femra-Kombëtarja U-19/Raundi i dytë i Europianit luhet në Turqi, njihuni me datat

Lexo

Pas shortit të hedhur ditën e djeshme në selinë e UEFA-s në Zvicër, të vlefshëm për raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19 për femra, ku Shqipëria do të jetë pjesë e grupit B6 së bashku me Turqinë, Izraelin dhe Qipron qeveria e futbollit europian ka vendosur edhe vendin që do të presë këto ndeshje.

Do të jetë Turqia vendi pritës i këtyre sfidave, që do të zhvillohen në formën e një mini-turneu dhe ku ekipi që do të fitojë grupin, do të ketë mundësinë të ngjitet në Ligën A, aty ku skuadrat konkurojnë për të qenë më pas pjesë e Kampionatit Europian. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 5, 8 dhe 11 prill të vitit të ardhshëm në Turqi.

Aktualisht, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A. Kombëtarja shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit në muajin tetor.

Ndërkaq, kujtojmë që Federata Shqiptare e Futbollit do të presë në muajin mars ndeshjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian të moshës U-17 për femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img