Saturday, November 23, 2024

Liga Unike-Basketboll meshkuj/Vllaznia turpërohet nga Peja, humbet në shtëpi 76-101

Lexo

Vllaznia-Peja 76:101

(25:30, 15:19, 11:25, 25:27)

Vllaznia në basketboll për meshkuj po kalon momente aspak të mira. Janë disa humbje radhazi që nuk janë pritur mirë nga ana e opinionit sportiv. Tifozëria shkodrane është e pakënaqëur, por edhe e shqetësuar për gjendjen që po kalon skuadra. Humbjet e pësuara, si në kampionatin e Superligës Shqiptare, ashtu si edhe në Ligën Unike ngarkojnë me përgjegjësi vetë basketbollistët, pjesa më e madhe e të cilëve është amerikanë, si dhe stafin teknik me në krye trajnerin malazez, Nikola Milatoviç, të cilët nuk po arrijnë të dalin nga situata ku janë përfshirë me rezultate negative. E tillë k qënë edhe paraqitja e basketbollitëve kuqeblu edhe në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përballë ekipit mysafir, Peja.

Nën drejtimin e trajnerit, Semsettin Bas, pejanët kanë dominuar në të gjitha drejtimet ndaj skuadrës shkodrane. Vetë rezultati 76-101 në favor të ekipit pejan tregon qartazi epërsinë e dukshme që ekipi pejan ka pasur ndaj Vllaznisë.

Përballja, Vllaznia-Peja, e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Unike, minutat e para i ka pasur me një rivalitet në fushën e lojë, por miqtë nga Peja tregohen më të saktë në veprime. Kryesojnë, 10:18, por shtatë pikë radhazi nga vendasit bëjnë që rezultati të afrohet në vetëm një pikë, e më pas miqtë nga Peja në fundin e periodës së parë e mbyllin me fitore, 25-30.

Perioda e dytë ishte interesante, ku skuadra pejane sërish shkëputet në 31:38, megjithatë shkodranët nuk dorëzohen për të afruar rezultatin, por në fund të kësaj pjese, Peja ishte më e mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 40:49.

Ajo që bëri diferencen ishte perioda e tretë, në të cilën basketbollistët e Pejës ishin të papërmbajtshëm, që duke përfituar edhe nga gabimet e basketbollistëve kuqeblu e mbyllin me diference në pikëzim, 11:25. Epërsia e Pejës në këtë periodë shkon deri në 23 pikë diferencë, 47:70, ndërkohë që në fund të periodës së tretë, shifrat janë 51:74 në favor të Pejës.

Vllaznia zgjohet në periodën e katërt, madje duke pasur në fushën e lojës edhe basketbollistë të ri shkodranë. Por, është shumë vonë, sepse, diferenca e madhe e krijuar nga Peja bën që kjo periodë e katërt të fitohet më ngushtë se të tjerat, 25-27 dhe i gjithë takimi me rezultain e përgjithshëm 76:101.

Pas javës së gjashtë, Peja ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje duke qënë një nga skuadrat pretendente për fitimin e trofeut, ndërkohë, Vllaznia ka të regjistruar vetëm një fitore dhe pesë humbje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img