Sunday, November 24, 2024

Vllaznia në “Big Brother”. Mbrëmjen e së martës, futbollistët kuqeblu, surprizë për Meridianin

Lexo

Të premten e kaluar, gjatë episodeve që ofroi spektakli televiziv “Big Brother” që po transmetohet non stop në Top Channel, spikati edhe një komunikim që Meridian Memçaj bëri me drejtuesen e spektaklit, Arbana Osmani.

Teksa deklaronte të nominuarit e radhës, Meridiani në transmetim direkt i kërkon Arbana Osmanit një nder, të dijë se në çfar vendi është Vllaznia në renditjen e Abissnet Superiore.

Duke mos pasur shumë njohuri për ecurinë e kampionatit shqiptar, Osmani arrin të përcjellë vetëm një informacion të shkurtër, duke i thënë se Vllaznia është në vendin e tretë të renditjes, gjë që Meridiani e priti tërë kënaqësi.

Kaq është dashur që Eduard Grishaj, regjisori i spektaklit në bashkëpunim me Vëllanë e Madh të Big Brother, të përgatitisë surprizën e radhës. Burime pranë stafit të Grishajt, bëjnë të ditur për Veriu Sport se në puntatën e radhës që Top Channel do të transmetojë mbrëmjen e së martës, në Shtëpinë e Madhe të Big Brother do të jetë një grup i futbollistëve kuqeblu.

Prania e futbollistëve të Vllaznisë në shtëpinë e madhe të Big Brother ka të bëjë me një surprizë që Vëllai i Madh ka menduar t’i bëjë Meridian Ramçajt, i cili krahas të tjerave, për ato që nuk e dinë ka edhe një angazhim serioz në stafin e Klubit të Futbollit Vllaznia, ku presidenti, Alban Xhaferi, i ka besuar sektorin e rëndësishën markentingut.

Padiskutim që spektakli “Big Brother” ka një shikueshmëri rekord për opinionin shqiptar dhe më gjërë, por lajmi në fjalë, për praninë e futbollistëve të Vllaznisë në puntatën e radhës të mbrëmjes së martë, do të shtojë akoma më shumë shikueshmërinë nga ana e tifozërisë shkodrane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img