Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Barazim në Teuta-Kukësi, “buzëqesh” Vllaznia

Lexo

Java e 13-të e Abissnet Superiore duket se po punon për Vllazninë. Pasi sfiduan të dielen, Skënderbeun duke e mundur pastër 2-0, ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, kuqeblutë patën rastin të ndjekin ecurinë e skuadrave të tjera, ku natyrisht vemendja kryesore e së hënës ishte përballja, Teuta-Kukësi. Dy skuadrat në fjalë, sidomos Kukësi janë rivale në luftën për kreun e tabelës së klasifikimit.

Kështu që barazimi i sotëm me rrjeta të paprekura në “Elbasan Arena” mes Teutës dhe Kukësit, është një rezultat që i shkon tërësisht për shtat Vllaznisë. Me këtë rezultat, kuqeblutë arrijnë të barazohen me pikë me kukësianët në kuotën e 23 pikëve, ndërkohë që durrsakët vazhdojnë të mbesin poshtë Vllaznisë, tashmë në kuotën e 18 pikëve.

Ndërkohë, një tjetër ndeshje që Vllaznia e pret me shumë interes është ajo që do të luhet të martën mes Laçit dhe Tiranës, ballafaqimi ky i fundit që që mbyllë javën e 13-të të kategorisë Abissnet Superiore. Padiskutim, që kuqeblutë e fushës si dhe ato të tribunave të tifozërisë, nesër janë që të gjithë tifozë me laçjanët, prej të cilëve presin që të ndalin Tiranën, e cila për momentin, me një ndeshje më pak kryeson kampionatin me 17 pikë, katër më shumë se sa Vllaznia dhe Kukësi.

Nëse bardheblutë humbin të martën në transfertën e Laçit, diferenca me ndjekëset e saj, Vllaznia dhe Kukësi mbetet në katër pikë. Në rast të kundërt, me një fitore të kësaj jave, atëhere diferenca shkon në plus 7 pikë.

Gjithësesi, edhe rezultati që do të arrijë vendasit e dejtuar nga Mirel Josa është po aq i rëndësishëm, sepse, me nivelin që kanë laçjanët, ambicjet e tyre janë për zonën europiane, pse jo edhe për titullin. Aktualisht, në pritje të sfidës me bardheblutë, Laçi është në kutën e 18 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img