Sunday, September 22, 2024

FSHF-Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Luhen finalet e grupmoshës U-13

Lexo

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale është rikthyer sot në fushë pas një pauze të shkurtër me ndeshjet e para të grup-moshës U-13. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë janë përballur ekipet e Zyrave Rajonale të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës.

Ndeshja hapëse ka qenë ajo mes Tiranës së drejtuar nga trajneri Luan Pinari dhe Lezhës së trajnerit Aldi Pjetri. Djemtë kryeqytetas kanë qenë dukshëm më superiore, duke shënuar 5 gola që në pjesën e parë me autorë Qirkollari (2), Usha, Hysa dhe Dybeli, ndërsa lezhjanët realizuan vetëm një gol në pjesën e dytë me anë të Skejës për të vulosur rezultatin final 5-1 për Tiranën. Sfida e dytë ishte ajo mes Durrësit dhe Shkodrës, që ishte shumë e ekuilibruar e që në fund u fitua nga ekipi shkodran me rezultatin 1-0. Golin për ekipin e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi e shënoi Brahimi.

Në finalen e vogël të grupit u përballën dy fituesit e sfidave të para, Tirana dhe Shkodra. Ekipi kryeqytetas ia doli sërish të fitojë pastër, këtë herë me rezultatin 3-0 me gola të realizuar nga Hysa, Pineti dhe Bucka, duke siguruar kështu finalen e madhe të grup-moshës U-13 ku do të masë forcat me ekipin fitues të grupit tjetër ku marrin pjesë Fieri, Elbasani, Korça dhe Gjirokastra. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen ditën e martë në Fier.

Në sfidën tjetër të ditës, Durrësi i drejtuar nga trajneri Justin Bepalla mundi Lezhën ngushtë 3-2 me golat e Kolës, Martanit dhe Vishës. Për lezhjanët ishte Piroli që realizoi një dygolësh.

Ndërkaq, janë përcaktuar edhe datat dhe oraret e tre finaleve për grup-moshat U-13, U-14 dhe U-15. Këto sfida do të luhen ditën e enjte, 16 dhjetor, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Më poshtë, edhe rezultatet e deritanishme dhe kalendari i turneut:

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Kalendari i ndeshjeve:

U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.06.12.2021 (E hënë)

Tirana – Lezha  2-1

Golat: Elson Himallari 8’, Mateo Maçi 10’ / Dionis Peraj 55’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Durrës – Shkodër   4-4 (9-10 me penallti)

Golat: Ergi Mansaku 8’, 12’, Brajan Dedja 17’, Shaban Kolgjini 28’/ Argent Nika 21’, 50’, 60’, Brendon Krepi 24’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

FINALJA

Tirana – Shkodra   5-0

Golat: Ismail Ademi 10’, Mateo Maçi 22’, Glen Gugalli 50’, Kevin Zhega 55’, Daors Vllahu 60’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Vendin i 3-të & 4-t

Durrësi – Lezha   1-3

Golat: Shahin Cara 12’ / Gjergj Shyti 16’, 22’, 37

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.07.12.2021 (E martë)

 

Fieri – Gjirokastër  5-0

Golat: Gremi 8’, D. Allushaj 14’, Mahmutaj 23’, Lushaku 28’, K. Allushaj 44’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Korça – Elbasani   3-4

Golat: Bendo 9’, Idrizi 50’, Locka 55’ / Sharon 13’, Kazazi 32’, 48’, Miraka 43’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

FINALJA

Fieri – Elbasani   1-0

Golat: Budo 52’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

Vendi i 3-të & 4-t

Korça – Gjirokastra  1-2

Golat: Çeçi 24’ (11m) / Rajdho 9’, 10’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.08.12.2021 (E mërkurë)

 

Tirana – Lezha         5-3

Golat: Shega 6’, Mihana 45’, 51’, Zoto 58’, Nela 62’ / Rama 44’, Sela 64’, Lleshaj 66’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës – Shkodër    4-4 (8-7 me penallti)

Golat: Myrta 25’, Muzhaqi 42’, Çullhaj 46’, 65’ / Broqi 5’, Prendi 7’, 58’, Sukaj 37’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

FINALJA

Tirana – Durrësi      2-0

Golat: Shega 31’, Mihana 49’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Vendi i 3-të & 4-t

Lezha – Shkodër      7-2

Golat: Lleshaj 15’, 24’, 50’, Sela 30’, Marqeshi 55’, Gjini 56’, Sufja 59’ / Volumi 10’, Fusha 12’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.09.12.2021 (E enjte)

 

Fieri – Gjirokastër               5-2

Golat: Ibishi 7’, Mernica 9’, 18’, Shabanaj 56’, Sulo 60’ / Peçi 50’, Ajdini 53’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Korça – Elbasani                 0-2

Golat: Dhepa 5’, Tafaj 30’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

FINALJA

Fieri – Elbasani                    2-0

Golat: Sulo 62’, Beta 64’     

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Vendi i 3-të & 4-t

Korça – Gjirokastër            3-2

Golat: Meçaj 14’, 49’, Cenolli 62’ / Shkurta 29’, 65’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.13.12.2021 (E hënë)

 

Tirana – Lezha         5-1

Golat: Qirkollari 10’, 17’, Usha 11’, Hysa 15’, Dybeli 25’ / Skeja 35’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës – Shkodër    0-1

Golat: Brahimi 42’  

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

FINALJA

Tirana – Shkodra     3-0

Golat: Hysa 25’, Pineti 55’, Bucka 60’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Vendi i 3-të & 4-t 

Lezha – Durrësi       2-3

Golat: Piroli 34’, 46’ / Kola 18’, Martani 40’, Visha 42’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.14.12.2021 (E martë)

 

Fieri – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier             Mosha U-13, ora 11:00

Korça – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuciu” Fier             Mosha U-13, ora 11:00

 

Ndeshja finale & ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier             Mosha U-13, ora 12:30

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier             Mosha U-13, ora 12:30

FINALET

Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                    Mosha U-15, ora 10:30

Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz         Mosha U-14, ora: 10:30

Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                    Mosha U-13, ora: 12:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img