Sunday, November 24, 2024

Vllaznia në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”-dhurata për Meridianin

Lexo

Kapiteni Erdenis Gurishta, së bashku me  kolegët e tij kuqeblu Ardit Krymi, Arsid Kruja, Ardit Hoxhaj dhe Mehdi Çoba, u bënë sonte pjesë e shtëpisë “Big Brother VIP Albania”. Vëllai i Madh i “Big Brother” i dha mundësinë futbollistëve të Vllaznisë t’i bënte surprizën e këndshme banorit të “Big Brother”, tifozit të Vllaznisë, por edhe pjesëtar i stafit të Marketingut të klubit kuqeblu, Meridian Ramçaj.

Në emër të skuadrës kuqeblu, ka qënë kapiteni Erdenis Gurishta, që i ka dorëzuar një dhuratë simbolike Meridianit, foton në kornizë të uniformës së Vllaznisë me numrin 10-të, si dhe shiritin e kapitenit. Lidhur me numrin e fanelës, 10-tën, Gurishta ka sqaruar se ky numër ai që Vllaznia kërkon ta realizojë në fund të këtij sezoni, pasi në historinë e klubit janë 9 tituj kampionë dhe i 10-ti pritet të fitohet sivjet.

Duke e falenderuar prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin për mundësinë që i dha grupit kuqeblu, kapiteni Gurishta i ka deklaruar asaj se i gjithë ekipi i Vllaznisë, dhe e gjithë Shkodra bën tifo për Meridianin, dhe se futja e tij në “Big Brother VIP Albania” është fat për Vllazninë, pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet radhazi.

Më pas, ato kanë realizuar edhe një foto të përbashkët me aparat Foto-Çasti, të cilën ia ka shkrepur banori i shtëpisë, Donaldi, që me këtë rast ka takuar edhe bashkëqytetarin e tij,  vlonjatin Ardit Hoxhajn që luan për Vllazninë.

Në bisedë e sipër gjatë ndarjes, Meridiani, ka pyetur Gurishtën për ndeshjen e radhës, ku kapiteni i ka bërë të ditur se luajnë me Dinamon duke i premtuar se do ta fitojnë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img