Sunday, November 24, 2024

Kategoria e parë luan 3 ndeshjet e para të javës 15-të, spikat fitorja e lushnjarëve

Lexo

Tre nga tetë takimet e javës së 15-të të kampionatit Kombëtar të Kategorisë së parë janë luajtur pasditen e sotme, ndërkohë që pesë duelet e tjera do të luhen nesër.

Në përballjet e sotme, bie në sy fitorja e Lushnjes së vendit të parafundit në tabelë, e cila mundi me rezultatin e thellë 4 me 1 Shkumbinin e Peqinit që renditet në “mesin e artë” të tabelës së klasifikimit. Një fitore kjo e rëndësishme për myzeqarët që shkojnë në kuotën e 14 pikëve  duke parakjaluar për moment disa skuadra të katit të poshtëm të renditjes. Por, në të njëjtën kohë, fitore shpresdhënëse edhe për teknikun Gjyla, që garanton për pjesen tjetër të sezonit.

Xhymerti në minutën e 41′ do të shënonte golin e parë ndërsa ne pjesën e dytë, Hima dhe dy herë Dedej do të shënonin për vendasit, ndërkohë që realizimi i Onuh për Shkumbinin nuk mjaftoi.

Ndërkohë në dy takimet e tjera Tomori fiton në transfertë përballë Pogradecit me shifrat 3-0. Beratasit ngjiten përkohësisht në vendin e katërt, ndërsa për liqenorët duket se objektivi i tyre është mbijetesa. Takimi tjetër ishte ai mes Vorës dhe Apolonisë. Takimi zhvilluar në Pezë Helmës përfundoi me shifrat 0-2 për fierakët, falë dy golave të Krasniqit.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Kategorisë së Parë: Pogradeci – Tomori 0-3, Lushnja – Shkumbini 4-1, Vora – Apolonia 0-2

Kalendari i ndeshjeve të së enjtes, 23/12/2021, ora 13:30

Besëlidhja – Erzeni

Bylis – Besa

Turbina – Butrinti

Korabi – Tërbuni

Burreli – Maliqi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img