Sunday, November 24, 2024

Dinamo-Skënderbeu 0-0, korçarët shpërdorojnë në limitin e ndeshjes

Lexo

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja, Dinamo-Skënderbeu, takim ky i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, i vlefshëm për Javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Një barazim që mund të quhet humbje për Dinamon, e cila luante si pritëse, por sesi erdhen rrethanat e ndeshjes, Skenderbeu mund të merrte fare mirë tre pikët e kësaj ndeshje.

Fjala është për minutën e 94-tërt, kur në një aksion të korçarëve është shkodrani Ardit Nikaj, i cili pasi triblon tre lojtarët dinamovitë, pason në mënyrë perfekte tek kolegu i tij Mensah duke e nxjerrë atë të zbuluar para portierit Simoni. Kur blutë ishin gati të shpërthenin në festë duke menduar se topi po shkonte në rrjetë, është Simon Simoni, talenti 17 vjeçar i portës dinamovite që ndal gjuajtjen e  sulmuesi korçar.

Frenimi nga portjeri Simoni për Mensah, nuk isjhte i vetemi në këtë ndeshje, sepse pak më herët, në të 81’, ai frenon edhe Vangjelin në një rast të pastër të korçarëve duke evituar një gol të sigurtë në portën dinamovite.

Ndërkohë, referuar ecurisë së takimit të gjykuar si kryesor nga arbitri shkodran, Indrit Myrtja, duhet thënë se sfida në fjalë i kishte të gjitha. Gola të anoluar me sistemin VAR, pretendime për penallti, raste flagrante për gola në të dyja portat respective. Vetëm gol zyrtar nuk kishte kjo ndeshje, e cila i ndau skuadrat në pare me një barazim pa gola, 0-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img