Skënderbeu është hakmarrë ndaj Tiranës për atë humbje të finales së Kupës së Shqipërisë më 6 mars, 0-3, teksa në kampionat, në ndeshjen e ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë, ka fituar me të njëjtat shifra. Një ndeshje për bardhekuqet që sjell dhe debutimin e trajnerit Pandush Kapedani, i cili pason Besnik Lishën dhe Tatjana Marash, tanimë me misionin për titullin kampion.
25-16 seti i parë për Skënderbeun. 25-20 i dyti dhe i treti, atje ku lufta është më e madhe, në pikët e fundit përsëri ka qenë për bardhekuqet. 25-23 dhe në një orë e 27 minuta lojë korçaret kanë dalë të fituara duke mbajtur vendin e parë në renditje. Një festë e madhe në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, çka paralajmëron atë që mund të jetë kur Skënderbeu vërtetë të fitojë titullin kampion.