Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot tre nga pesë ndeshjet e javës së 26-të. Në dy orare dhe tre stadiume, skuadrat do kërkojnë pikët. Të ndodhur në pozita të ndryshme dhe me objektiva krejt të kundërta, gjashtë skuadra sfidohen sot.
Duke nisur nga 13:45 në fushë përballen Egnatia – Vllaznia dhe Kastrioti – Partizani. Në 16:45, Tirana pret Dinamon në derbin e kryeqytetit. Për shkak se “Air Albania” po përgatitet për finalen e Conference League, dueli do luhet në “Elbasan Arena”.
Superliga, sot:
13:45
Egnatia – Vllaznia
Kastrioti – Partizani
16:45
Tirana – Dinamo