Monday, November 25, 2024

Humbja ndaj Egnatias, Plori: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kishim mungesa dhe ndikuan shumë.”

Lexo

Ndeshja e parë në drejtimin e Vllaznisë, por që u mbyll me një rezultat shumë zhgënjyes, ishte kjo ndaj Egnatias për Elvis Plori, pasi u mundën me rezultatin 3-0.

Duke folur për emisionin “Gol pas goli” pas kësaj disfate, Plori u shpreh se gabuan në disa momente, por humbjen më shumë ia atribuoi gjendjes psikologjike të skuadrës dhe mungesave të shumta.

Megjithatë tekniku shtoi edhe se goli i parë i Egnatias, për të cilin dyshon se ishte pozicion jashtë loje, si dhe kartoni i kuq i Heric, ndikuan në ecurinë e këtij takimi

Ndeshja: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por kishim edhe mungesa dhe ato ndikuan shumë. Loja kishte episode e veta, por mendoj se edhe humbja ndaj Tiranës i kishte ndikuar shumë lojtarët.

Pushimi i kampionatit, ndikimi: “Normalisht që do ndikojë për mirë si nga ana psikologjike, por edhe sepse do mund të rekuperohen lojtarë që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës.”

Gabime në vendosje: “Po kishim disa gabime në vendosje dhe disa herë kishim pozicione jashtë loje, por e rregulluam më pas.”

A është ky maksimumi i Vllaznisë? “Kishte disa arsye pse nuk shkoi mirë, disa episode në lidhje me vendosjen, por edhe pjesa e golit të parë mbetet për t’u parë. Me këtë situatë që është skuadra nëse kundërshtari kalon në avantazh, është një goditje e madhe. Pjesa e dytë nisi mirë, por nuk ia fal gabimin Heric, që na la me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi si nga ana psikologjike ashtu edhe në pozicionim na ndikoi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img