Monday, November 25, 2024

Fitorja ndaj Vllaznisë, Ramadani: I pakënaqur, mund të kishim shënuar 4 gola

Lexo

Për trajnerin Zekirija Ramadani fitorja me tre gola ndaj Vllaznisë ishte jo e kënaqshme, pasi sipas tij ekipi i Rogozhinës kishte mundësi për më shumë.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se gara është duke u bërë shumë e fortë, por shpreson që skuadra e tij të bëjë diferencën.

Ramadani tha ndër të tjera se shpreson që ajo që i ndodhi sot trajnerit të ri të Vllaznisë, t’i ndodhë javën e ardhshme edhe atij të Dinamos.

Fitorja: “E prisnim një fitore sepse në dy ndeshjet e fundit morëm vetëm nga një pikë, si ajo ndaj Partizanit. Sot ekipi ishte më i disiplinuar. E dinim që ndeshja me Vllazninë ishte e paparashikuar, megjithatë dolëm mirë. Po të kishim dyfishuar në pjesën e parë do e kishim më të lehtë, megjithatë në pjesën e dytë dolëm te vetja.”

Pushimi i kampionatit: “Duhet të jemi real, nuk jemi ekip shumë i madh që të marrim ndeshje pa humbje në vazhdim. Por mendoj se pushimi është i nevojshëm pasi ndjehet shumë lodhja dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë pushim dhe të rekuperohemi.”

A ishte përgatitur prej kohësh një ndeshje e tillë? “Padyshim që e kishim përgatitur ndeshjen të tillë. Unë mendoj se nuk arritëm t’i ndëshkojmë me aq hapësira sa kishim, në pjesën e parë mund të kishim realizuar dy gola.”

Pedro dhe gara: “Pedro ka edhe dy sezone të tjera kontratë, nëse vjen një ofertë e mirë pastaj është çështje e politikës së klubit, nuk vendos unë. Ndërsa sa i përket rezultateve të skuadrave të fundit në renditje, mendoj se kjo e bën më interesante këtë garë.”

Ndeshja me Dinamon: “Kur ndërrohet trajneri është një thikë me dy kahe, ndonjëherë del mirë e ndonjëherë jo. Megjithatë shpresoj që kjo që I ndodhi sot homologut tim të Vllaznisë, t’i ndodhë javën e ardhshme edhe atij të Dinamos.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img