Superliga shqiptare do zhvillojë sot dy ndeshjet e mbetura për javën e 27-të. Në 17:45 në fushë do zbresin katër skuadra. Sfidat do të zhvillohen për Europën dhe mbijetesën.
Në “Elbasan Arena”, Partizani luan me Laçin. Demat e Mehmetit vijnë nga barazimi në Kupë, ndërsa kënë afro dy vite që nuk fitojnë me kurbinasit. Të ndodhur në vendin e pestë dhe me Europën nëntë pikë larg, duket se për Demat është shansi i fundit.
Nga ana tjetër, Laçi ka treguar nivel të lartë loje ndërsa kërkon të mbajë larg Kukësin dhe të qëndrojë në ndjekje të Tiranës kryesuese.
Po në 17:45, në “Loro Boriçi” zhvillohet takimi Vllaznia–Kastrioti. Shkodranët kërkojnë objektivin Europë andaj fitorja duket detyrim. Përballë tyre është ekipi i Çelës, që i ka hapur problem të gjitha skuadrave dhe dëshiron mbijetesën.
Sot, Superliga – 17:45 :
Partizani – Laçi
Vllaznia – Kastrioti