Monday, November 25, 2024

Rikthehet Superiorja-Java e 29 luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielen

Lexo

Nga emocionet e gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë, futbolli shqiptar përqëndrohet këtë fundjavë me ndeshjet e Javës së 29-të të Kategorisë Superiore.

Nga 5 çiftet e kësaj jave, 2 do të luhen të shtunën me duelet, Egnatia-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi, ndeshje këto, të cilat që të dyja nisin në orën 13:45, përkatësisht në stadiumit e Rrogozhinës dhe të Kamzës.

Ndërsa tre të tjerët, Laçi-Dinamo, Partizani-Skënderbeu dhe Teuta-Dinamo, janë planifikuar të luhen të dielen. Në 13:45 nis sfida Laçi-Dinamo, ndërsa dy çiftet e tjerë, Partizani-Skënderbeu dhe Teuta-Vllazni në orën 16:45.

Nëse në katër sfidat e para, në garë janë thuajse skuadrat që luftojnë për mbijetesë, në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta dhe Vllaznia kanë objektiva për Europën. Kuqeblutë që vijnë mejëherë pas entuziasmit të kualifikimit në finale, të cilët kërkojnë ngjitjen në tabelë drejt zonës Europiane, pasi aktualisht janë në vendin e pestë.

Ndërkohë, durrsakët, pas eleminimit në Kupë, përqëndrimin e të gjithë forcave të tyre do ta kenë në kampioanat, aty ku edhe vete presidenti Edmond Hasambelliu ka deklaruar ngjitjen në zonën europiaane.

E shtunë: 13:45 Egnatia – Tirana, 13:45 Kastrioti – Kukësi

E dielë: 13:45 Laçi – Dinamo, 16:45 Partizani – Skënderbeu, 16:45 Teuta – Vllaznia

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img