Monday, November 25, 2024

Trajneri Çela me “këmbë në tokë”: Kastrioti t’i gëzohet mbijeteses, ta harrojmë Europën!

Lexo

Me atë çfar ka bërë në pjesën e dytë të sezonit në krye të Kastriotit të Krujës, trajneri Emiliano Çela mund të konsiderohet si një ndër trajnerët më të suksesshëm të Superiores. Nga një skuadër e konsideruar e fundosur dhe e pashpresë për të qëndruar në Superiore, e ngriti, jo vetem për mbijetesë, por me oreks për të pretenduar edhe më lart. Ky është realitet që rrethon sot teknikun Çela, i cili me fitoren e sotme ndaj Kukësit, kuotat e tij u rritën edhe më shumë. E megjithatë, në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes me Kukësin, Çela tregohet modest për puën që ka bërë.

“Ishte një ndeshje e vështirë që unë kam përjetuar në karrierën time si trajner. Ishte një ndeshje që doli nga menaxhimi, si për lojtarët si dhe nga arbitrat. U anulua një gol që na prishi lojën. Arbitri ndaloi disa herë sfidën, nga më të pakuptimtat. Do të doja ta quante atë gol dhe të na linte të luanim lojën tonë. Na ngadalësonte ndeshjen. Sot Kukësi ishte në ditën e vet më të mirë. Jam i lumtur që ne si ekip kemi mësuar të vuajmë dhe të marrim pikë edhe në ditë jo të mira.

Sa i përket Europës, më besoni se jam i sinqertë kur them Jo. Objektivi ynë është mbijetesa, ta arrijmë sa më parë. Absolutisht nuk synojmë që të kapim vendet më të larta.

I pyetur për mbijetesen, Çela, pergjigjet: “Është në varësi të kundërshtarëve sa pikë do të marrim. Nëse kemi bërë llogari të tjera në fillim, ja ku jemi tani. Egnatia është një kundërshtar i fortë, shumë cilësor. Ne e respektojmë për atë që ka bërë. Edhe ne, edhe Egnatia i kemi marrë me shumë punë dhe djersë, askush s’na ka falur asgjë.”

Ekspresiviteti që karakterizon Çelen, bëri që tekniku krutan të ndëshkohej në këtë ndeshje me të kuqe nga gjyqtari i ndeshjes. “E kuptojnë shumë mirë lojtarët karakterin tim. Do më kuptojnë, sepse fundja fundit ata do të më pranojnë kështu si jam, siç dhe unë i kam pranuar ashtu si janë. Kjo ka bërë grupin. Te jeni të sigurtë që do të mbajmë të njëjtin ritëm. Hap pas hapi do të përmirësohemi. Jam në një fazë pune shumë interesante. Unë e shoh që kam cilësinë dhe energjinë për të bërë një lojë ku ta nisim nga poshtë sfidën. Kemi një grup tjetër futbollistësh që e them me keqardhje për minutat që kanë pasur”, u shprehe njëshi i pankinës krutane, Emiliano Çela në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img