Sunday, November 24, 2024

Tirana fare pranë titullit, por mendon edhe për të ardhmen. Gati rinovimi me titullarët dhe merkato me lojtarë të tjerë cilësor

Lexo

Bardheblutë janë në rrugë të mbarë. Jo vetem që po ecin të sigurt dhe autoritarë drejt titullit kampion, por ndërkohë, ato po mendojnë edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm Një gjë të tillë e bën të ditur trajneri Orges Shehi, i cili  duke folur për fitoren e realizuar 3-0 në transfertë kundër Egnatias, hedh dritë edhe rreth projektit të sezonit të ardhëm futbollistik.

“E vetmja skuadër që na ka shënuar gol është Vllaznia. Dhe ai ishte për gabimin tonë. Kur shënon sa fillon loja, bëhet pak më e lehtë sepse e nis ndeshjen në avantazh. Shënimi i golit na dha pak superioritet sot. Ne e kemi filluar kështu si sot kampionatin me Limajn si shkatërrues. Duam që gjithmonë të jemi ne në zotërim të topit. Jam i kënaqur me mënyrën se si e interpretuam. Ishte një zgjidhje taktike për të parë se si mund të paraqiteshim në fushë.

Nuk di se çfarë ka ndodhur më përpara. Gjërat sot ndryshe. 90 përqind e ekipit janë nën kontratë. Vetëm një çmenduri mund ta prishë boshtin e skuadrës. Nëse do të jesh kompetitiv duhet të ruash grupin. Rezultatet s’vijnë sa e hap e mbyll sytë. Duhet të përforcohemi në ato pozicione që ka nevojë, sepse e mira s’ka fund.

Duam dhe ne të ndërhyjmë. Primare ka qenë rinovimi i lojtarëve, veçanërisht me 4 futbollistë që kanë qenë në fundin e tyre. Në ditët në vijim do të bëhet dhe nënshkrimi i kontratave. Më pas do të shohim se çfarë do të bëjmë në merkato”, u shpreh ndër të tjera, tekniku i kryeqytetasve, Orges Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img