Monday, November 25, 2024

(Video) Atletik Klub Shkodra, fitues i Turneut të Italisë “Rovereto-2022”. Tre kupa të fituara, 2 për moshat U-9 dhe U-11, si dhe 1 ekipi i futbollit femra

Lexo

Ekipet e Akademisë së futbollit “Atletik Klub Shkodra” e kanë kthyer në traditë fitimin e trofeve gjatë pjesëmarrjes në Turnetë Ndërkombëtare. I tillë ishte edhe ai organizuar këto ditë në Rovereto të Italisë, ku “Atletik Klub Shkodra” fitoi tre kupa.

Akademia e drejtuar nga kryetrajneri, Elis Legata, mori pjesë me tre ekipe, dhe me të tre ekipet fitoi trofetë përkatëse.

Kupa e parë është fituar nga ekipi i futbollit të moshave U-9 me trajner Denis Çokaj dhe Eder Zmijani. Ndërkohë që po të njëjtin sukses arriti edhe ekipi U-11 me trajnerët, Erion Mandi dhe Fatjon Taraboshi.

Me shumë interes u prit edhe konkurimi i ekipit të futbollit për femra me trajner Ditmir Rakaj dhe Selman Legata, për të cilin ishte pjesëmarrja e parë në këtë turne. Ekipi në fjalë ka vetëm pak muaj që është formuar dhe konkuron edhe në Superligën e Kampionantit Kombëtar të futbollit të femrave . Vajzat futbolliste shkodrane bënë një prezantim të shkëlqyer, ku duke i fituar të gjitha ndeshjet, u shpall fitues i krejt turneut.

Duke lënë pas aktivitetin ndërkombëtar të Italisë, ekipet e “Atletik Klub Shkodra”, tashmë do të nisin që nga kjo fundjavë konkurimin në kampionatet rajonale dhe kombëtare të Shqipërisë, me objektivin që edhe në këto kampionate të bëjnë më të mirën e tyre.

 (Video: Mbërritja në Shkodër e ekipeve të Atletik Klub Shkodra, pas pjesëmarrjes në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos-Itali)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img