Friday, September 20, 2024

Vllaznia pret në shtëpi Partizanin, njoftim i rëndësishëm nga klubi i kuq

Lexo

Të shtunën, Vllaznia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi shkodran ka njoftuar për biletat teksa bën me dije se kanë dalë në shitje për takimin kundër të kuqve.

Kjo përballje mjaft e rëndësishme për të dy ekipet që synojnë një vend në Europë, do të startojë prej orësn 16:45. Në lajmërimin e bërë në kanalin zyrtar të shkodranëve thuhej:

“NJOFTIM

Duke filluar nga nesër, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 30-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Partizani që do të luhet të shtunën në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img