Nesër, Vllaznia-Partizani. Vetëm 100 lekë për të ndjekur live këtë super ndeshje!

Vetëm 100 lekë për të ndjekur një super ndeshje, siç ajo Vllaznia-Partizani, takim që luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45. Kështu ka vendosur presidenca kuqeblu duke ftuar në masë tifozërinë shkodrane për të mbështetur skuadrën në një sfidë të tillë, e cila është po aq e rëndësishmë sa edhe ajo e luajtur javën e kaluar për Kupën e Shqipërisë.

Një fitore ndaj të kuqve do të bënte rrokadën në renditje me Partizanin, i cili aktualisht është një pikë më shumë se sa kuqeblutë në tabelën e klasifikimit.

Një fitore e mundshme nesër ndaj Partizanit që hap seriozisht rrugën, jo vetëm për vendin e katërt por edhe për të tretin, duke bërë që Europa të sigurohej më shpejt nga kampionatit, pa pritur finalen e 31 majit për trofeun e Kupës me Laçin.

NJOFTIM

Duke filluar nga sot, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 30-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Partizani që do të luhet të shtunën në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit. Eja edhe Ti! Forca Vllaznia!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu