Saturday, November 23, 2024

Miloti: Diagne, nuk është më pjesë e ekipit Vllaznia. Po, cila është e verteta e çështjes së senegalezit?!

Lexo

Për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, largimi i qëndërmbrojtësit të Vllaznisë, Fallou Diagne është akoma i paqartë. Ajo që dihet tashmë, ka të bëjë me faktin se një ditë përpara ndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë me Partizanin, i pakënaqur nga zgjedhjet e trajnerit që nuk e ka përfshirë në formacionin e parë, senegalezi ka lënë fushën stërvitore duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Dhe, një largim i tillë ka ndodhur pikërisht në prezencën e dy drejtuesve më të lartë të KF Vllaznia, presidentit Alban Xhaferi dhe sekretarit të përgjithshëm, Blendi Dibra. Dhe, që prej asaj dite, ai nuk është paraqitur fare në stervitje me skuadrën.

Fillimisht, largimin e tij, tekniku Plori  e argumentoi me probleme familjare që mund të ketë pasur futbollisti. Një gjë të tillë e komentoi më pas, edhe sekretari Dibra, që përpos anës familjare, shtoi edhe një arsye tjetër më shumë, atë të frikës së konkurencës për një vend në formacion që mund ta kenë shtyrë Diagnenë të largohet. Për të gjitha këto, zoti Dibra garantoi gjatë prononcimit të mbrëmjes së hënë ku ishte i ftuar në emisionin “Sport Shoë”-TV1 Channel, se të nesërmen, KF Vllaznia do të sqaronte gjithçka rreth kësajçështje përmes një deklarate zyrtare për shtyp. Gjë, që në fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

Prononcimi i radhës për çështjen “Diagne” ishte ai i paraditës së premte, kur gjatë konferencës së shtypit për pragndeshjen, Vllaznia-Partizani, i pyetur për këtë problem, ndihmëstrajneri Auron Miloti, shprehet”

“Çështja Diagne është një gjë e mbaruar. Doli edhe në gazeta më duket që kjo çështje është e mbaruar. Deri tani, nuk më ka ndodhë ndonjë herë, por, më vjen keq për atë sportist, që ai të them të verteten nuk dëshironte të ishte më pjesë e ekipit. Ndoshta, një vendim zyrtar i KF Vllaznia  mund të vijë nesër, por mendoj që ai nuk është më pjesë e ekipit të Vllaznisë, nuk ka ardhur më në ekip.”, u shpreh Miloti gjatë konferencës për shtyp.

Me atë çfar deklarojnë përfaqësuesit e klubit kuqeblu gjatë prononcimeve mediatike, shikohet qartë se Diagne e ka mbyllur me Vllazninë. Por, ajo që komentohet jo pak në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, ka të bëjë me faktin, se si ka mundësi që një futbollist i tillë i konsideruar ndër më të mirët e kampionatit shqiptar për rolin e tij, gjë të cilën e kanë pohuar edhe vetë drejtuesit kuqeblu, të lejohet të largohet në kulmin e sezonit futbollistik, pikërisht tani kur Vllaznia ka nevojë më shumë për shërbimet e tij.

Gjithësesi, me interes për opinionin sportiv është të mësohet zyrtarisht rreth gjithë kësaj çështje. Dhe, nëse është marrë vendimi për largimin e tij, cilat janë pikat e zgjidhjes së marrëveshjes sa i përket kontratës që ka patur futbollisti me klubin Vllaznia në aspektin financiar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img