Friday, November 22, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Partizani. Trajneri i të kuqve, Mehmeti kërkon fitoren në “Loro Boriçi”

Lexo

Në harkun kohor të dhjetë ditëve, Partizani viziton qytetin verior të Shkodrës për një tjetër betejë futbollistike. Pas eleminimit dramatik në gjysëmfinalen e Kupës përmes gjuajtjeve të penalltive, këtë radhë, Partizani do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e 30-të të kategorisë Superiore.

Largimi nga Kupa, e detyron Partizanin të kërkojë maksimumin e pikëve në këtë ndeshje për të kapur një vend pjesëmarrje në Kupat e Europës. Në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, ka qënë numri një i stolit të Partizanit, Dritan Mehmeti, që ka folur në konferencën për shtyp.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vllaznia ka një bonus emocional sepse është ekipi që na eliminoi në Kupën e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të japim gjithçka për gjithçka. E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë për të shkuarën dhe ta interpretojnë ashtu siç duhet ndeshjen që kemi nesër dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjithë situatat e ndeshjes. Edhe statistikat tregojnë se ne prekim shumë zonën e kundërshtarit sidomos në 16 metrat. Jemi skuadër sulmuese dhe do të kërkoj që mos të ndryshoj filozofinë e lojës edhe pse jemi nën presion për të fituar. Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës kemi pasur një shok psikologjik. Lojtarët kanë besuar te kualifikimi dhe pikërisht kur vijmë nga një eliminim me penallti kur kishim 30 minutat e pjesës së parë, 2-3 raste për të mbyllur ndeshjen. Ka ndikuar shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve dhe pse një pjesë e tyre janë mjaft të ri dhe në të tilla situata është e vështirë që të ngrihen kaq shpejt.”, tha ndër të tjera Mehmeti në konferencën e shtypit.

Në vijim, Mehmeti foli edhe për dëmtimet që ka në skuadër. “Përreth 18 ditë kemi bërë 5 ndeshje dhe është e vështirë për aspektin fizik. Kemi probleme me Rrapajn kur erdhi i dëmtuar nga U-21 i Kombëtares, me Albion Markun i cili ka një ngarkesë, ku në një muaj ka zhvilluar 8 sfida. Kemi Carën me probleme te kavilja, edhe Junior po ashtu ka shfaqur probleme. Ndeshjet e mëdha dhe ngjeshja e kalendarit na sjellin deri në këto situata megjithatë grupi është i plotë, kemi elementë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur nga grupi dhe jo individi. Kam menduar që të bëj maksimumin te Partizani duke parë momentin sesi e mora. Kemi fituar elementë të ri dhe mund t’i shërbejnë skuadrës dhe vitin tjetër. Partizani duhet të rikthehet që të jetë pretendenti kryesor për fitimin e titullit.”, tha Mehmeti.

Sa i përket merkatos, Mehmeti, tha se “në merkaton e verës duhet shumë kujdes, duhen afruar lojtarë cilësorë me mentalitet fituesi dhe skuadra do të jetë e gatshme për titullin kampion. Lojtarët që janë në huazim do të kemi një përkufizim dhe një bisede me klubin për të ardhmen e tyre sepse kur ke një lojtar të huazuar duhet të përkufizosh atë që do të japë për skuadrën gjatë gjithë vitit dhe nëse të shërben në të ardhmen.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img