Klubi i Handballit Vllaznia, oraganizon të dielen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Turneun Ndërkombëtar Memorial të Handballit në nderim të ish handballistit kampion të Vllanzisë, dhe më pas ish presidentit të KH Vllaznisë, Nikolin Karroca, i ndarë nga jeta para kohe dy vite më parë.
Ky është turneu i dytë që organizohet në nderim të kësaj figure të shquar sportive, por edhe ndër biznesmenët më të suksesshëm të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë. Në edicionin e parë të këtij turneu në garë ishin 4 ekipe, tre nga Kosova, Kastrioti i Ferizajt,Vëllaznimi i Gjakovës, Liria e Prizrenit dhe Vllaznia e Shkodrës.
Pasi mundi në finale, Gjakovën, ishte ekipi i Ferizajt që u shpall fitues i edicionit të Turneut të parë Ndërkombëtar Memorial me emrin simbolikë, “Nikolin Karroca”.
Sipas organizatorëve, në turneun e sivjetëm, kanë konfirmuar pjesëmajjen ekipet K.H.Vjosa (Shtime Kosovë), K.H.Lepenci(Kaçanik Kosovë), Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, të cilët së bashku me ekipin pritës, K.H.Vllaznia Shkodër, do të garojnë për të shpallur fituesin e edicionit të dytë.
Aktiviteti në fjalë, ndeshjet e të cilit fillojnë të dielen nga ora 09:00 – 13:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me mbështetjen e familjarëve të Nikolin Karrocës dhe K.H.Vllaznia.