Sunday, November 24, 2024

Astrit Hafizi, kritik me Vllazninë: Gabime me thes, skuadra po humb fizionominë!

Lexo

Ish futbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Astrit Hafizi, është shprehur kritik me atë çfar paraqiti skuadra kuqeblu në përballjen e sotme me Dinamon, në “Elbasan Arena”, e cila u mbyll në barazim 0-0.

Opinionin e tij, Hafizi, e përcolli si analist në emisionin, “Gol pas Goli” të drejtuar nga gazetari Gjergj Stefa.

“Kjo ndeshje vërteton gjendjen që po tregon Vllaznia, gjendjen që ka treguar në javët e fundit. Edhe fitorja me Skënderbeun erdhi si erdhi se edhe mund të shënosh ndonjëherë. Por e shoh një Vllazni gati si gjysmë të mbaruar nga ana psikologjike dhe morale. Nuk e di se si do të shkojë në finalen e Kupës, morali ka të bëjë shumë. Laçi e ruan gjendjen, është më mirë edhe moralisht.”, është shprehur ndër të tjera, Hafizi.

Më pas, i pyetur nga drejtuesi i emisioni, për notën që ai do t’i jepte Vllaznisë së këtij, sezonit, Hafizi, përgjigjet: ”Një notë për të kaluar, një 5 sa për të kaluar. Kupa nuk ishte objektivi, problemi është më i thellë te Vllaznia. I mungon cilësia dhe cilësia është kryesorja në ndeshje futbolli. Shkon në vijë fundore e nuk pason si duhet, para portës nuk je i përqendruar, mbajtje topi e tepruar. Diferenca e lojtarëve të huaj me shqiptarët është e vogël, minimale. Askush nuk kontrollon një top si duhet. Këto janë pasojat e kësaj. Kjo po humbet si skuadër fizionominë e saj, si skuadër teknike. Gabimet ishin me thes sot. Po të shohësh statistikat, gaboi njëri e tjetri”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img