Monday, November 25, 2024

Vllaznia-Kukësi, të hënën, ora 19:45 në “Loro Boriçi”. Nesër, nis shitja e biletave, vazhdojnë të jenë në fuqi çmimet e arsyeshme

Lexo

Ndeshjen e javës së 33-të të Abissnet Superiore, Vllaznia do ta luajë në shtëpi duke pasur përballë Kukësin, që për momentin është rivali direkt për zonën Europiane.

Në pritje të kësaj sfide, e cila është planifikuar të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”, KF Vllaznia ka gati për të nxjerrë në shitje biletat.
Në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit, bëhet e ditur se çmimet e biletave vazhdojnë të jenë të arsyeshme, ashtu siç në fakt kanë qënë edhe gjatë javëve të fundit. Ato variojnë, nga to më të lirat, 100 lekë në tribunat anësore, për të vijuar më pas me 200, 1000 dhe 1500 lekë në tribunën VIP.

Një veprim ky që ka për qëllim thithjen e sa më shumë tifozëve në shkallët e stadiumit, që në fakt për këtë ndeshje janë shumë të nevojshëm për mbështetjen e skuadrës, që të japë më të mirën në fushën e lojës.

NJOFTIMi I K. Vllaznia

“Duke filluar nga e diela, nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 33-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Kukësi që do të luhet të hënën në ora 19.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.
Eja edhe Ti!
Forca Vllaznia!”, shkruhet në njoftimin për shtyp të KF Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img