Monday, November 25, 2024

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për Ligën e Kombeve-Broja në pritje të analizave, rrezikon Islandën

Lexo

Grupi i plotë, nëse mund të quhet kështu me mungesën e konfirmuar të dyshes offensive Broja-Vrioni e një seancë stërvitore për tu mbajtur nën tonus. Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës e Izraelit si edhe miqësores me Estoninë. 24 lojtarë nga 26 të seleksionuarit nga tekniku Edi Reja vazhdojnë stërvitjen nën drejtimin e stafit teknik, me përjashtim të Odise Roshit. Mesfushori, përsëri ka kryer stërvitje të diferencuar për shkak të një shqetësimi muskulor, duke mbetur kështu nën vëzhgimin e mjekëve, por lojtari duhet të jetë gati për Islandën, pavarësisht se gjendja e tij fizike është duke u monitoruar për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Shqetësimi i madh i teknikut italian është natyrisht mungesa e Armando Brojës, për të cilin Reja që në konferencë për shtyp e ka konsideruar jashtë disponibilitetit për ndeshjen e parë, pasi qendërsulmuesi që luajti i huzuar te Southampton është me Covid. Sipas asaj që filtron nga ambjenti i Kombëtares, shkodrani është në pritje të rezultateve të analizave dhe nuk ka asgjë të saktë mbi ditën e mbërritjes, por gjithësesi parashikimet e teknikut, që shpreson ta ketë për sfidën e dytë kundër Izraelit duket se po dalin të sakta.

I fundit që do të mbërrijë nën urdhërat e Rejas është Giacomo Vrioni, i cili do t’i bashkohet grupit në grumbullim në datën 31 maj. Sulmuesi i Tirol do të ketë kështu më pak kohë se të gjithë për të bindur italianin, t’i besojë një fanellë titullari në mungesë të Brojës, por pas sezonit fantastik në Austri lojtari i huazuar nga Juventus beson se mund t’ia dalë. Kuqezinjtë kanë patur vetëm një seancë paraditen e sotme në orën 10, ndërsa përgatitjet në Durrës do të vazhdojnë deri më datën 4 qershor, kur skuadra do të niset drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img