Monday, November 25, 2024

Shkodra pa një pishinë olimpike!

Lexo

Opinion nga Mark Rupa

Noti për shumëkënd në Shkodër është stil jete, është punë dhe pjesë e një angazhimi pothuajse të përditshëm, pasion, është dhe sport profesionist.

E lashë sportin për në fund sepse për shumë vite sportistët e shumtë, ish rekordmenë dhe kampionë të Vllaznise, në mungesë totale të infrastruktures sportive notonin vetem me zemër.

Sot falë një kompleksi me pishina rekreative (investimi privat) dhe angazhimit admirues të Prof. Kole Shiroka kjo disipline po i rikthen Vllaznise medaljet e harruara në ketë sport. Në video paraqitet një seance e shkurter nga stërvitja e ekipit të të rinjëve të Vllaznise.

Gjithsesi përsëri vazhdon të mungojë në Shkodër një pishinë e mirëfilltë sportive. E ka Durrsi, e ka dhe Tirana.

Pishinat kudo në botë përveçse qëndra sportive kthehen dhe në qendra komunitare ku jepet mundësia që njerëzit e të gjitha moshave të bëjnë jetë më aktive, më të shëndetshme, më të lumtur.

Për Shkodrën e rrethueme me ujëra pishinat kanë një rëndësi të veçantë pasi qindra e mijëra fëmijë të këtij qyteti mund të mësojnë në mënyrë profesionale një aftësi që një ditë mund të shpëtojë jetën e tyre – ose të dikujt tjetër.

Ndoshta thirrja e parë shkon për Prefekten e Shkodrës Zj. Majlinda Angoni e Kryetarin e Bashkise Z. Bardh Spahia! Jam i sigurtë që një angazhim i koordinuar e mundëson shumë shpejt një ënderr të tillë për Shkodrën.

Uroj qe një pishinë e mbyllur olimpike ti vijë brenda dy viteve qytetarve shkodranë dhe sportit të notit në Shkodër!

Mark Rupa

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img