Opinion nga Fatmir Lugji
Bashkëbisedimi i trajnerit të Vllaznisë me gazetarët sportiv dhe nëpërmjet tyre me spordashësit e tifozërinë shkodrane ka një fill që e përshkon gjatë gjithë intervistes: VLLAZNIA e kaluara një histori, e tashmja enigma, Josa e Vllaznia kanë filluar “”LUFTEN””, por siç e dijmë kanë humbur “betejen” e parë të përfaqësimit në Europë me rumunët e ballkanit.
Lufta e sapo nisur e Mirel Joses ishte disfatë në taktiken e luftës, me tekniken e përdorimit në sulm dhe mbrojtje, si dhe me 16 lojtarët e tij që lanë fushen e betejes, të mundur, të lodhur fizikisht, moralisht dhe psikologjikisht.
Mirel Josa, sot ishte i “dyzuar” , i shqetësuar për realitetin “fals” , i pa kënaqur nga lojtarët e co, i frikësuar dhe i pasigurtë për betejen e ardhshme që fillon me 20 Gusht , i motivuar për një ansambel shqiptarizmi.
Josa, sot kishte shumë për të thënë, por nuk shkoj më shumë se kufiri minimal që i kishte caktuar vetvehtes. Dhe tani, për t’i rënëë shkurt dhe drejtperdrejtë, Josen nuk e kënaq ekipi, kontigjenti i lojtarëve që ka në dispozicion nuk i përmbush pritmëritë e tij.
Josa në perceptimin e tij, gjatë intervistes së tij, sa moralizuese aq dhe trishtuese me nuanca kritike të “sheqerosura dhe të kripura “, tregoj se Vllaznia ka probleme , nuk ka vemendje…!!!. Ai, sikur donte të thoshte , se sulmi i Vllaznisë i paraqitur në dy ndeshjet ndërkombëtare nuk ka shtyllë kurrizore të mbaj peshën e randë të superliges.
Mesfusha e Vllanisë nuk orintohet me busull dhe vrapojnë si “kali në lam”. Mbrojtja, pa siguri dhe harron shumë misionin që ka, dhe detyrat funksionale para portës së Zogovic.
E pra, kush ka vesh për të dëgjuar dhe sy e mendje për të vepruar. Është momenti i duhur për të qetësuar Josen e tifozërinë, për një Vllazni kampine dhe profesioniste.
Fatmir Lugji-Ish futbollist i Vllaznisë