Formacioni i Vllaznisë: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Jonuzi, A.Hoxhaj, Latifi, Kaina. Trajner: Mirel Josa
Ishte programuar të niste në orën 18:00, por miqësorja e sotme në mes Vllaznisë dhe Dinamos, takim i programuar të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, ka filluar me rreth 30-të minuta me vonesë.
Shkak i kësaj vonese është bërë një miqësore tjetër që është luajtur përpara ndeshjes së Vllaznisë, po në këtë stadium, në mes Pogradecit vendas dhe Besës, 90-të minutëshi i së cilës është mbyllur në barazim 1 me 1.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, ka nisur miqësorja, Vllaznia-Dinamo, testi i parë ky për kuqeblutë në ditët përgatitore që po zhvillojnë në qytetin pogradecar.
Dhe, kjo miqësore ka nisur me një ndryshim të rëndësishëm në formacionin kuqeblu. Bëhet fjalë për aktivizimin nga minuta e parë e kosovarit Liridon Latifi, pas problemeve që kaloi me Covid-19, duke e lënë në stol për ndeshjet europiane, kjo është ndeshja e parë që ai e nis si titullar.
Dhje, ky është një lajm shumë i mirë për teknikun Josa. Megjithatë, duhet parë se si do të shkojnë gjërat në këtë miqësore për të parë realisht, se si do të jetë përformanca e mesfushorit-sulmues. Por, jo vetëm e Latifit, sepse kjo miqësore, si dhe ajo e fundjavës me Skënderbeun, janë vendimtare për fiksimin e formacionit të parë të Vllaznisë për startin e kampionatit kombëtar me datë 20 gusht.