Tuesday, November 26, 2024

Kukësi-Tirana, sot supersfida hapëse e kampionatit të Superiores. Deklaratat e trajnerëve kundërshtarë, Gega dhe Shehi përpara ndeshjes

Lexo

Kukësi-Tirana, është sfida hapëse e kampionatit të 84-të të kategorisë Abissnet Superiore. Tifozëria kuksiane ka privilegjin të shijojë e para ceremoninë hapëse të sezonit futbollistik në Shqipëri në një super duel, ku vendasit do të kërkojnë të mposhtin që në në javën e parë skuadrën kampione të Shqipërisë. Takimi në fjalë nis në orën 17:00, ndërkohë që një ditë më pas, të shtunën në program janë ndeshjet Erzeni  – Vllaznia 17:00 dhe Partizani – Egnatia 19:30, ndërkohë që java e para mbyllet me duelet e fundit të ditës së diele: Laçi – Teuta 17:00 dhe Bylis – Kastrioti 17:00. Sa i takon betejes së sotme, është me interest të mësojmë çfar kanë deklaruar trajnerët kundërshtarë, Skënder Gega i Kukësit dhe Orges Shehi i Tiranës.

Skënder Gega(Trajner i Kukësit)

“Kënaqësi të jem këtu në stadiumin e Kukësit për ndeshjen e parë të këtij edicioni. Kemi pasur në dispozicion një kohë të gjatë, jemi munduar të jemi aktiv dhe të fillojmë ndërtimin e ekipit. Kemi pasur lëvizje të ndryshme, jemi munduar që të afrojmë lojtarë të rëndësishëm që na duhen. Besoj se kemi bërë më të mirën me mundësitë që kemi pasur. Kemi pasur dhe lojtarë që i kemi pasur në planet tona dhe jo të gjithë kanë thënë po, edhe pse klubi u ka plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Jemi munduar gjatë gjithë kësaj kohe të marrim 100% nga secili dhe kjo është sfida jonë, që të marrim më të mirën e mundshme. Për një trajner profesionit dhe një ekip profesionist duhet vlerësuar çdo ekip. Tirana është një klub i madh, me traditë. Ata kanë lojtarë me përvojë dhe cilësi. Ne e vlerësojmë por kjo s’do të thotë se e mbivlerësojmë Tiranën. Ne e dimë potencialin tonë dhe shpresoj të dalim në 100% tonë. Vetëm ndeshjet mund ta tregojnë se ku çalojmë dhe çfarë mund të përmirësojmë.”

Orges Shehi(Trajner i Tiranës)

“Kjo është ndeshja e parë e kampionatit dhe shorti na ka rezervuar një rival direkt. Sezonin gjithmonë e hapin kampionët dhe të shkojmë të luajmë si kampionët në fuqi”, thotë i pari i bankinës bardheblu. Limaj ende vuan dëmtimin e kupave të Europës. Seferi ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, por të paktën ka minimumi 5 ditë që stërvitet me skuadrën. Ditën e djeshme na erdhi një sulmues i ri që donim ta kishim në skuadër, por ai i është bashkuar ekipit dje dhe nuk është  gati. Kampionati është një maratonë e gjatë dhe deri në përfundim të këtij edicioni janë 36 ndeshje, ne të besojmë në atë gjë që duhet të bëjmë. Të sillemi si kampionë dhe kjo duhet të fillojë që nesër që të kemi vazhdimësinë për objektivat madhorë. E kaluara e mirë e vitit të kaluar do të jetë barometri i këtij sezoni. Kampionati dhe skuadrat janë të ndryshme nga viti në vit, edhe ne jemi të ndryshëm nga vjet sepse kemi ndryshuar minimalisht 40% të skuadrës. Por nëse do ta kemi barometrin sezonin e kaluar atëherë do të gabojmë sa i përket pikëve dhe ecurisë së kampionatit. Situatat e këqija duhet t’i minimizojmë. Edhe ne kemi lojtarë cilësor brenda në skuadër që nga momenti në moment edhe mund të largohen. Seferin e kemi këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas të premtes. Skuadrat që kanë qenë në Europë kanë ndryshuar trajner. E kjo si Partizani, ashtu edhe Tirana. Nuk kemi një ide të qartë për këto skuadra që kanë qenë në Europë, apo edhe për këto ekipe të tjera si Kukësi, që fazën e kanë kryer jashtë shtetit, të cilët kanë ndryshuar shumë lojtarë. Rivalët tanë do të jenë të përhershmit, por të mos harrojmë edhe Egnatian sepse kanë shpenzuar shumë duke marrë lojtarë cilësorë. Mendoj pas fazës së parë çdo skuadër do të tregojë potencialin edhe objektivin që kanë për atë që shfaqen në fushë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img