Me iniciativë të trajnerit të Vllaznisë në Taekwndo, Elion Puka, i mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Taekwondosë, në Shkodër ka mbërritur mjeshtri Italian Giuseppe Dellino. Prania e tij kishte të bënte me zhvillimin e një seancë trajnuese me sportistë të ekipeve të Shkodrës, Tiranës dhe Ulqinit. Me një eksperiencë 30 vjeçare në sportin e Taekwondosë, ish kampion si sportist dhe trajner dhe në vijim drejtues për shumë vite edhe i federatës italiane të taekwndosë, mjeshtri Dellino ka përcjellë përvojen e tij për sportistët shqiptarë.
Vetë mjeshtri italian Giuseppe Dellino, është shprehur i kënaqur që gjendet në Shkodër, aq më tepër që këtu takon nxënësin e tij, Elion Puka, i cili shumë vite më parë në moshën 15 vjeçare ishte pjesë e ekipit të tij në Itali dhe tashmë e gjen trajner të ekipit Vllaznia dhe të ekipit kombëtar të Shqipërisë.
Vlerësimin për trajnimin në fjalë e kanë shprehur edhe trajnerët e tjerë të pranishëm, Nikolin Përzefi i ekipit “Nini Taekwondo” të Bushatit, Fikret Dushku i Ulqinit dhe Xhevahir Hysa i ekipit TKD Studenti, të cilët bëjnë një punë profesionale me sportistët e tyre.
Mjeshtri italian Giuseppe Dellino së bashku me kolegët e tij shqiptar kanë punuar në mënyrë individuale me sportistët e pranishëm duke demonstruar teknikat më të reja të taekwondosë.
(Video) Mjeshtri italian i Taekwndosë Giuseppe Dellino stërvitje në palstrën e Vllaznisë