Monday, November 25, 2024

Teuta nuk shkon më tepër se barazimi me Bylisin simpatik

Lexo

Teuta 1 – 1 Bylis (Shënues: Hebaj 76′ / Antony 42′)

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, E. Vila, Çejku, Hebaj, L. Vila, Boçi Trajner: Renato Arapi

Bylis: Haremi, Trumci, Preka, Damçevski, Loran, Qoshku, Souza, Maçolli, Ruçi, Kaçorri, Antony Trajner: Arian Bellai

Arbitër: Indrit Myrtja VAR: Enea Jorgji, Emigres Ganxhi

Durrsakët nuk e kanë nisur mirë kampionatin e ri. Pas zhgënjimit të javës së parë në Laç ku u mundën nga kurbinasit 3-1, në javën e dytë, edhe pse luante në shtëpi, Teuta nuk ka mundur të shkojë më tepër se barazimi 1-1. Një pikë e merituar e marrë në transfertë nga Bylisi simpatik, ku pas fitores në javën e parë ndaj Kastriotit në shtëpi 2-0 luan mjaft mirë edhe në transfertën durrsake.

Madje, mallakastriotët kanë qënë të parët që kanë shënuar duke kaluar në avantazh 0-1 me golin e Antony në të 42-tën minutë. Por, përpara se të mbërrinte tek goli zyrtar, miqtë nga Ballshi kanë fituar edhe një penallti në të 35-tën minutë pas pengimit të Souzas në zonën e rreptësisë durrsake nga Karabeci. Penallti e akorduar në fushën e lojës nga gjyqtari shkodran Myrtja, por në vijim, insistimi i VAR bën që Myrtja të vëzhgojë nga afër pamjet dhe në fund, vendimi për penallti anulohet.

Gjithësesi, 45 minutëshi i parë mbyllet me avantazhin e ballshiotëve, ndërkohë që pjesa e dytë ka një pamje tjetër për vendasit. Këmbëngulja e gjatë e durrsakëve shpërblehet me golin e minutës së 77-të nga shkodrani Rubin Hebaj.

Barazim 1 me 1, ku edhe pse të dyja skuadrat bëjnë përpjekjet e duhura për të gjetur një gol tjetër të dytë që do t’i jepte tre pikëshin, qëndron në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të Myrtjes duke ndarë nga një pikë për secilen skuadër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img