Emiliano Çela(Trajner i Kastriotit):
“Jam i kënaqur nga skuadra sepse pash një ekip të ekuilibruar që kishte lojën në kontroll. Jam I kënaqur sepse gradualisht po gjejmë ekuilibër si në mbrojtje ashtu edhe në lojë. Sot na mungoi lojtari që jep shkëndijën, të krijonte raste një kundër një. Ishim në sulm por nuk rrezikuam.
Edhe për blerjet e reja, jam i kënaqur. Sot kishim dy mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti. Patëm mundësi të kryenim disa zëvendësime të rëndësishme. Gradualisht këta lojtarë do të futen në grup dhe do të gjejmë formacionin më të mirë. Kemi Gabriel që na ka pëlqyer, por ka vetëm katër ditë në Shqipëri. Ka nevojë të ambientohet kur të jetë në maksimum do ta shohim javë pas jave. E përsëris, jam i kënaqur nga lojtarët mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë.”
Xhevahir Kapllani(Trajner i Erzenit):
“Mendoj që takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e FIFA-s sepse disa momente nuk më kanë pëlqyer. Mendoj që arbitri e vonoi kartonin e verdhë sepse mund të bënte që mos të krijoheshin probleme gjatë ndeshjes. Zëvendësimet ndodhen sepse Amir kishte disa probleme shëndetësore dhe donim ta ruanim për pjesën e dytë. Ndërsa Maloku ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë shumë te ai. Mendoj që barazimi sot ishte rezultati më i drejtë sepse ne nuk besuam, por mendoj që duhet të shihej më mirë penalltia te VAR-i. Duhet të paktën të ishte vendosur në dijeni.”