Tuesday, November 26, 2024

Esat Mala titullar në Vllaznia-Kukësi. Sot ora 19:30, në “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia-Kukësi, sfida që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:30 është padyshim një ndeshje për t’u parë. Përballë njëra tjetrës janë dy skuadra, të cilat që të dyja janë të deklaruara si ekipe pretendente për titull. Dy skuadra që drejtohen nga dy trajnerë të afirmuar që në kohën e tyre si futbollistë kanë spikatur për klasin e tyre në fushën e lojës.

Në kampet përkatëse, objektivi është i njëtë për secilin skuadër, fitore tre pikëshe, sepse vetem në këtë mënyrë mund të shlyhet problematika e shfaqur në javën e parë, me barazimin në shtëpi të kuksianëve dhe humbjen në transfertë të kuqebluve.

Vllaznia do të paraqitet në fushën e lojës me ndryshime në formacion. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë trajneri Mirel Josa në konferëncën për shtyp të dhënë 24 orë përpara ndeshjes. Ndërkohë, për të shkuar më tej, seancat stërvitore të kuqebluve, përfshirë edhe atë të fundit zhvilluar mesditen e djeshme evidentojnë që Esat Mala pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Prizrenasi që spikati jo pak tek të kuqtë e Partizanit u detyrua të qëndrojë pushim në javën e parë të kampionatit për shkak të mungesës së dokumentacionit. Tre ditë më parë, një gjë e tillë është zgjidhur duke konfirmuar zyrtarisht Esat Malën futbollist të Vllaznisë.

Falë aftësive që disponon vetë Mala, por edhe të një përmirësimi të dukshëm të elementëve fizikë, kanë nxitur teknikun Josa t’i afrojë Malës sot një vend titullari për sfidën e orës 19:30, Vllaznia-Kukësi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img