Monday, November 25, 2024

Sjellje e gabuar e spektatorëve, KF Vllaznia paralajmërohet për ndëshkim me gjobë nga Disiplina. 50 mijë lek gjobë për Partizanin dhe Teuten

Lexo

KF Vllaznia ka shpëtuar këtë radhë me vetëm një paralajmërim nga ana e Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Sektori në fjalë, pasi ka analizuar ndeshjen Vllaznia-Kukësi ka konstatuar sjellje jo të rregullta nga ana e spektatorëve. Dhe, për këtë, ka vendosur që në bazë të nenit 12 të KDS, të paralajmërojë se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Ndërkohë, për Partizanin dhe Teutën ka pasur gjoba me shumën prej 50 mij lekësh, pasi skuadrat e tyre nuk kanë vendosur në mëngët e uniformave të tyre logon e Abissnet Superiore që është sponsori i kategorisë Superiore.

  • KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana B U-19, Xhuliano Markoçi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img