Telashet nuk kanë fund për Romën. Pas dëmtimit të Ëijnaldum dhe Zaniolos, këtë herë ekipi verdhekuq ka marrë një lajm jo të mirë sa i përket gjendjes fizike të dy lojtarëve, Marash Kumbulla dhe Stephan El Sharaëy. Të dy lojtarët iu nënshtruan testeve instrumentale pas problemeve që shfaqën në takimin ndaj Monzës.
Mbrojtësi shqiptar e nisi ndeshjen si titullar po pas 28 minutash lojë kërkoi zëvendësim. Përgjigjet instrumentale tregojnë se lojtari ka një problem në kofshën e majtë. Rikthimi i Kumbullës është planifikuar për më 2 tetor, në ndeshjen kundër Interit. Kjo nënkupton se 22-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, të planifikuar të luhen më 24 dhe 27 shtator ndaj Izraelit në transfertë dhe Islandës në shtëpi. Në rrjetet sociale, lojtari ka shprehur zhgënimin e tij.
“Isha shumë i interesuar për ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe doja t’i përgjigjesha dashurisë së ‘Olimpicos’. Fatkeqësisht, fati nuk ishte mik me mua dhe nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën për pak. Sidoqoftë, do të kthehem së shpejti dhe do të jap gjithçka. Forca Roma”. Mbyll postimin mbrojtësi shqiptar.