Tuesday, November 26, 2024

E konfirmon trajneri Josa: Vllaznia me 3 mungesa titullarësh ndaj Egnatias, Latifi, Marku dhe Hakaj

Lexo

Deri mbrëmë, për pragndeshgjen me Egnatian, në kampin kuqeblu parashikohej të kishte vetem dy mungesa titullarësh. Herald Marku, i skualifikuar me karton e kuq marrë në pjesën e dytë gjatë përballjes së javës së kaluar në transfertë me Tiranën si dhe Liridon Latifi, i dëmtuar në sfidën e javës së dytë luajtur në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit.

Për mungesen e tretë, atë të mbrojtësit të majtë, Ersin Hakaj, e konfirmoi sot vetë trajneri kuqeblu, Mirel Josa. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që fiste për mungesat, ai tha se nuk janë dy, por tre.  Këtu ai përfshiu edhe mëngjërashin Hakaj, për të cilin, edhe pse ai prej tre ditësh është përfshirë me grupin në stërvitje, nuk është akoma gati të jetë në fushën e lojës.

Në ndeshjen e kaluar me Tiranën, Josa e zëvendësoi Hakajn me të riun Smajli, i cili përgjithësisht e bëri mirë detyrën e tij, ndaj edhe nesër në Rrogozhinë ai pritet në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë, për zëvendësimin e dyshes Latifi-Marku, duhet pritur, pasi stafi teknik akoma nuk është deklaruar se kush do të luiajë në pozicionet e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img