Kanë qenë vetë verlindorët që kanë zbuluar gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thuhet se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri në prezencën e drejtorit sportiv të klubit.
Emri që pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme si trajneri i ri i Kukësit do të jetë ai i ish-sulmuesit të Kombëtares, Enkelejd Dobi që do të marrë vendin e Skënder Gegës në stolin e verilindorëve.
NJOFTIMI I KUKËSIT:
Pershendetje te gjitheve!
Diten e neserme, 12 shtator 2022 ne oren 09:15 do te behet prezantimi i trajnerit te ri ne sallen e konferencave ne stadiumin “Air Albania”.
Krah trajnerit, do te behet edhe prezantimi i Drejtorit Sportiv te Kukesit.
Ftojme mediat te jene te pranishme. Faleminderit.